Barack dhe Michelle Obama ndërpresin marrëveshjen me Spotify

schedule13:37 - 21 Prill, 2022

schedule 13:37 - 21 Prill, 2022

Çifti i njohur, Barack dhe Michelle Obama kanë ndërprerë marrëveshjen shërbimit të transmetimit me Spotify. Ata janë në bisedime me partnerë të tjerë për të pritur podcastet e kompanisë së tyre të “Higher Ground”.

Familja Obama nënshkroi një kontratë me Spotify në vitin 2019, por ishin të pakënaqur me shërbimin e tyre. Madje, kishin pasur mosmarrëveshje mbi kontributin e Obamas, për të cilin Spotify thotë se do të shfaqej në çdo podcast.

Familja dëshironte t’i jepte podcast-it të tyre shtrirjen më të gjerë por kjo nuk ishte e mundur me Spotify./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!