Banorja në Kiev që refuzon të arratiset: Largimi mund të jetë rrezik më i madh

schedule13:14 - 1 Mars, 2022

schedule 13:14 - 1 Mars, 2022

Përballë një eksodi masiv për shkak të luftës në Ukrainë, shumë qytetarë kanë vendosur të mos ikin nga vendi i tyre për shkak të frikës. Një grua Olesia Sira tha se kishte vendosur të qëndronte në kryeqytet.

“Të gjithë thonë ne mund t’ju ndihmojmë. Mos u shqetësoni. Ka vende ku mund të qëndroni. Ka një makinë ose një tren me të cilën mund të largoheni. Por çdo gjë mund të ndodhë me ju gjatë rrugës.

Kam dëgjuar se disa njerëz janë qëlluar duke ecur nga Kievi në kufi. Kështu që ne nuk mund të rrezikojmë ta bëjmë këtë. Ekziston një rrezik i madh. Ndihem më i sigurt në shtëpinë time në vend që të udhëtoj diku që nuk e di sa ku do të fle”.

BBC shkruan se Olesia tha gjithashtu se është e inkurajuar nga forca e ushtrisë dhe bashkimi i njerëzve për të ruajtur vendin. “Çdo ukrainas është i gatshëm të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundet. Kjo më bën të kuptoj se ne jemi më të fortë se kurrë”, deklaroi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!