Banori nga Fushë Miloti: Jetoj në çadër prej 9 muajsh, fëmijët janë sëmurë

schedule09:32 - 2 Shtator, 2020

schedule 09:32 - 2 Shtator, 2020

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar nga tërmeti të Viktor Gjonit, në Fushë Milot, i cili edhe pse ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike, thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij të rrënuar.

Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën vajzës së tij, të sëmurë, e cila rrezikon të bëhet azmatike.

“Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.”, shprehet ai.

Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Qytetari: Me 38 mijë lekë ndihmë ekonomike.

Belind Këlliçi: Vetë i tretë?

Qytetari: Po. Deri nja 2 muaj kam pas mbledhur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur, ndonjë gjë kështu. Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e…

Belind Këlliçi: Klavikulën..

Qytetari: Klavikulën edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s’jam për punë më unë. Kjo s’punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka”.