Mbetjet urbane janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e banorëve të fshatit Ishëm në Durrës.
Prej ditësh kazanët e mbetjeve janë të mbushura me plehra dhe për të liruar hapësirën banorët kanë gjetur si zgjidhje të shpejtë djegien e tyre.
Por kjo situatë ka shqetësuar banuesit në kodër të fshatit, për shkak të rrezikut që u kanoset.
Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Durrës, e cila si duket nuk është në situatë të kësaj katastrofë mjedisore.
Me djegien e mbetjeve, ku shumica janü plastike prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene.
/abcnews.al