Shumë banorë të ardhur nga Mati, Klosi, Bulqiza e Dibra u grumbulluan në afërsi të Klosit dhe për më shumë se një orë bllokuan rrugën. Ata protestuan për gjendjen në të cilën ndodhet ky segment. Në mbështetje të tyre dolën edhe drejtuesit e mjeteve që u bllokuan.
Për më shumë se një orë tubuan tek Kthesa e Cërujës. Shumë banorë të Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrës protestuan për rrugën Klos – Burrel. Ky segment është rrënuar dhe protestuesit kërkojnë që dikush të ndërhyjë.
Në mbështetje të banorëve ishin edhe drejtuesit e mjeteve që u bllokuan në dy anët e rrugës. Policia e Shtetit monitoroi situatën dhe nuk pati incidente.
Rruga nacionale Skuraj – Burrel – Klos – Peshkopi është dhënë për mirëmbajtje në Shkurt të vitit 2017, por deri tani firma përgjegjëse vetëm ka hapur kanalet kulluese anësore, kurse gropat e mëdha në asfalt, vijon t’i mbushë me zhavor./abcnews.al