Banorët protestë në Mbrostar, Subashi: Dëmshpërblimi brenda afateve minimale

schedule12:30 - 11 Janar, 2021

schedule 12:30 - 11 Janar, 2021

Kreu u Bashkisë së Fierit Armando Subashi, deklaroi se dëmshpërblimi i banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit në Mbrostar, do të realizohet brenda afateve.

Ai gjithashtu theksoi se është vendosur që spitali të ndërtohet në atë hapësirë toke pasi është përzgjedhur si vendi që ka plotësuar kushtet.

“Bëhet fjalë për një vepër të madhe publike që do i shërbejë gjithë rajonit të jugut. Ka kushte specifike se si duhet trualli që duhet për ta ndërtuar. U gjykua më e përshtatshme që të ndërtohet këtu sepse është pranë by pass dhe plotëson kushtet specifike. Kjo u zgjodh nga 3 apo 4 variante. Ne kemi nxjerrë listën e pronarëve dhe i informuam për këtë çështje. Vendimi është marre dhe kanë filluar procedurat e shpronësimit.

Lexo edhe: Rama i vuri syrin, banorët në Fier kundër vendit ku turqit do ndërtojnë spitalin: Mos prekni tokën

Në të bëjmë marrëveshje të përbashkët që edhe punimet mos të pengohen edhe ju brenda afateve minimale të merrni dëmshpërblimi. Dëmshpërblimi do të jepet sipas ligjit. Nëse flasim që gjërat të bëhen me ligj, ligji i shpronësimeve është bërë që në 1993 dhe nuk ka ndryshuar. Të gjithë punët publike që janë bërë janë bërë mbi bazën e atij ligji.

Ligji nuk kërkon pëlqimin e pronarit. Nëse shteti vendos, vepra publike do të ndërtohet. Ligji vendos vlerën e kompensimit në bazë të zonës Kadastrale. Do shohim mundësinë e punësimit të këtyre njerëzve. Ju do keni përfitimet tuaja”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!