Banorët protestë në Durrës, kërkojnë rihapje të aplikimit dhe riekspertim të pallateve e banesave

schedule16:55 - 6 Gusht, 2020

schedule 16:55 - 6 Gusht, 2020

Iu dha një mundësi e dytë, për të aplikuar e përfituar nga fondi për rindërtimin, por për shkak të radhëve të gjata nuk mundën.

Aplikimet u mbyllën në datën 31 korrik, e qytetarët kishin 15 kohë për të dorëzuar dokumentet.

Banorët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit kërkojnë rihapjen e aplikimeve.

“Na thanë që u mbyllën, një javë kam pyetur të Prefektura dhe nuk mbarova dot punë”, u shpreh një qytetare.

Qytetarët akuzojnë Bashkinë se nuk po merr parasysh akt-ekspertizat e kryera nga Instituti Ndërtimit.

“Bonusi është  ndërprerë. Dua garanci për pallatin, situata është shumë e frikshme”, shprehet një qytetare.

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi probleme të mëdha, të cilat edhe sot pas tetë muajsh nuk po u jepet një zgjidhje.

Vetëm në Durrës, mbeten të pastreha afro 10 mijë familje./abcnews.al/