Banorët në Shumbat të Dibrës orë të tëra për të hapur rrugën e bllokuar

schedule11:04 - 13 Janar, 2019

schedule 11:04 - 13 Janar, 2019

Shumë fshatra të Dibrës janë të bllokuara nga bora. Edhe në Shumbat banorët jane organizuar vetë për të hapur rrugën, sepse furgoni me katër të sëmurë nuk nuk kalon dot. Vetë ato kanë mundur të hapin 3 km rrugë deri në rrugën kryesore. Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë  si Dipjaka. Edhe atje banorët kane dalë ta hapin vetë rrugën. Në rrethin e Dibrës pjesa më e madhe e zonave të thella komunikojnë me qytetin e Peshkopisë vetëm me rrugë këmbësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!