Banorët në Pogradec protestë për projektin e landfillit: Nuk do t’i lejojmë plehrat

schedule10:41 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:41 - 1 Korrik, 2020

Projekti i Landfillit në fshatin Gështenjas në Pogradec ka ngritur në protestë dhjetëra banorë. Gjatë protestës banorët kanë pasur përplasje edhe me policinë.

Ata shprehen se i kanë zaptuar tokat bujqësore më të cilat banorët fitojnë të ardhurat. Sipas tyre plehrat do të kthehen në burim infeksioni për liqenin dhe për të gjithë zonën.

“Marrin para dhe shfrytëzojnë pronat tona. Dy persona kanë marrë para. Kam dalë për të drejtën time. Kjo që po bëjnë nuk është fare normale”, shprehet një qytetar.

Një tjetër qytetar shprehet me këtë projekt do të ndotet i gjithë liqeni dhe fshatrat përreth, ndërsa theksojnë se protestat do të vazhdojnë deri ditën e fundit.

“Unë e kam tokë bukë për fëmijët. Dje policia më ka ardhur në shtëpi, më thanë të mos dal. Do të protestojmë çdo ditë”, shprehet një tjetër qytetar.

Ndërkohë një tjetër qytetare e cila proteston kundër këtij projekti shprehet se pavarësisht se i kanë thënë që do të paguajnë, deri më tani nuk është bërë asgjë.

“Bashkia të zapton tokën. Ku të ushqehem. Më kanë thënë që do të paguajnë, por asgjë deri tani”, shprehet mes lotësh një qytetare./abcnews.al