Banorët në Mitrovicën e Jugut nuk besojnë te ideja për bashkimin e qytetit

schedule16:20 - 23 Shkurt, 2019

schedule 16:20 - 23 Shkurt, 2019

Ndonëse kryetari i Mitrovicës së Jugut ka marrë iniciativë për Bashkimin e Mitrovicës, pak kush beson se kjo mund të realizohet. Përtej urës së Ibrit në veri të Kosovës gjithçka është ndryshe.

Matanë urës së Ibrit që e ndan pjesën veriore të Kosovës me atë jugore gjithçka frymon ndryshe.

Flamuj të Serbisë dhe tabela të  veturave cilat i marrin në Rashkë të Serbisë serbët e Kosovës janë të parat që ti zë syri.

Në Mitrovicën Veriore Serbia ka investuar duke ndërtuar banesa të shumta për të inkurajuar serbët të jetojnë këtu.

Investime janë bërë edhe në Zvecan.

Derisa shtëpitë e shqiptarëve në veri,  tash e 20 vjet vazhdojnë të mbeten në këtë gjendje.

Ata pak banorë shqiptarë që kanë mbetur në veri të Mitrovicës ankohen se institucionet qendrore dhe ato lokale të Kosovës nuk interesohen fare për ta.

Luan Bekteshi 68 vjeç nuk ka ikur asnjë ditë të vetme nga banesa e tij në veri të Mitrovicës. Ai thotë tu ketë mbijetuar të gjitha sfidave, pasi që nuk ndihet rehat të jetë refugjatë në shtetin e tij.

Në banesën ku jeton ai  para luftës së fundit 90 përqind ishin shqiptarë ndërsa tash aty kanë mbetur vetëm 5 familje. Te ura e Ibrit ai cdo ditë takohet me shokun e tij Feridin i cili jeton në jug të Mitrovicës.

Për ta Mitrovica është një.

Së fundmi kryetari i Mitrovicës së jugut ka marrë një iniciativë për bashkimin e Mitrovicës së  jugut me atë të Veriut përmes një peticioni të nënshkruar nga rreht 17 mijë qytetarë.

Por për Luanin dhe Feridin kjo është vetëm një lojë politike pasi sipas tyre Mitrovica nuk duhej lejuar të ndahej që në 99-ën, për tiu dhënë vula më pas me ndarje në dy komuna gjatë procesit të decentralizimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!