Në qytetin jugor Kherson të pushtuar nga Rusia, bombardimet e pandërprera i kanë shndërruar ndërtesat në rrënoja. Në fshatrat e afërta, fushat janë të mbuluara me mbeturina, shkruan CNN.
Por shumë banorë nuk mund të largohen. Në vend të kësaj, ata po fshihen në strehimore. Në rrugë, burrat ende shesin qumështin e lopës dhe kujdesen për bagëtinë e tyre, pasi jeta vazhdon dhe ata nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Oh Lord, this is a nightmare.” – A local resident caught in the crossfire of nonstop shelling near the port city of Kherson speaks to @npwcnn. pic.twitter.com/fLFjRtkFe9
— CNN (@CNN) May 9, 2022
I pyetur për mundësinë e largimit, një banore qesh. “Kam plane për nesër,” tha ajo.
“Çdo ditë që dal jashtë, bagëtitë më presin. Unë dua të fle më gjatë, por ka granatime dhe ato kërkojnë ushqim.” Të tjerë mendojnë se nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa fëmijët e janë në vijën e parë.
Një tjetër banore, Svetlana, tha se po priste që djali i saj të kthehej nga lufta në Mariupol.
Fëmijët tanë janë të gjithë në luftë”, tha ajo. “Djali im është i burgosur. Nëse ai kthehet dhe unë do të jem larguar, do të jetë njësoj sikur e kam braktisur”.
/abcnews.al