Përgatitjet për Ditën e Verës kanë nisur në Fushë-Krujë. Njerëzit kanë ndezur zjarre, praktikë që simbolizon ardhjen e pranverës. Sipas traditës, zjarret ndizen në natën e fundit të mbylljes së stinës së dimrit dhe njerëzit nxjerrin rroba të vjetruara për t’u vënë flakën. Kjo traditë vijon dhe në zonën e Kurbinit.
Dhe zona të tjera të vendit ndjekin praktikën e ndezjes së zjarreve, një traditë e pandryshuar ndër breza dhe që simbolizon largimin e së keqes dhe trishtimit të dimrit. Pas ndezjes së zjarreve, banorët kalojnë mbi to pasi simbolizon djegien e të këqijave dhe mikpritjen e një sezoni tjetër më të begatë.
Përgatitjet për ditën e verës në disa zona si Dibra nisin disa ditë më përpara. Të rinjtë shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat përdoren për zjarrin. /abcnews.al