Banorët mbyllen në shtëpi nga moti i keq

schedule15:33 - 12 Janar, 2019

schedule 15:33 - 12 Janar, 2019

ABC News ka qenë në njësinë administrative të Orenjës në Librazhd aty ku bora ka paralizuar të gjithë aktivitetin e banorëve. Ata thonë se lëvizin vetëm për ndonjë punë të rëndësishme dhe procesi mësimor nuk është zhvilluar prej disa ditësh.

Këtu jemi në njësinë administrative të Orenjës në Librazhd, rreth 25 kilometra nga qyteti. Dëbora ka mbuluar gjithçka. Rrugët, catitë e shtëpive, shkollës dhe çdo gjë tjetër. Pamjet  me borë janë atraktive, por jetesa e banorëve sidomos në këto ditë të acarta është mjaft e vështirë.

Çdokush që jeton në Orenjë është mbyllur në shtëpi. Të paktë janë ata që lëvizin në këmbë ose me mjete të larta. Banorët janë të lumtur vetëm për një fakt që kanë shpëtuar deri tani nga emergjencat shëndetësore.

“Shyqyr Zotit që nuk kemi ndonjë njeri të sëmurë”.

Moti i keq shkakton ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike, por që më pas riparohen nga ekipet e OSHEE. Rrugët që lidhin njësitë administriave me Librazhdin qarkullohen pa probleme.

“Rrugët e asfaltuara janë të gjitha të hapura ndërkohë që përbëjnë problem fshatrat që kanë një distancë të madhe nga rruga nacionale. Kama parasysh këtu Qarrishtën, vilanin dhe Kostenjën”, tha kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Në dy fshatrat e njësisë administrative të Orenjës nuk është zhvilluar procesi mësimor prej disa ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!