Banorët hapin rrugën drejt Vermoshit

schedule09:30 - 5 Janar, 2018

schedule 09:30 - 5 Janar, 2018

Pas disa ditësh bllokimi për shkak të reshjeve të borës, rruga drejt Vermoshit ëeshtë hapur. Banorët e zonës të ndihmuar edhe nga Emergjencat Civile, kanë mundësuar një shteg, i cili kalohet vetëm me makinë të lartë dhe me zinxhirë. Qafa e Predelecit ishte e  bllokuar dhe kishte shkarje të tokës.  Por situata nuk ka ndonjë përmirësim të ndjeshëm dhe lëvizja në rrugën Bogë-Theth, në zonën e Qafë Thores është e vështirë për shkak edhe të orteqeve. Kurse në rrugën Theth Breglumi ka rënie të gurëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!