Banorët flasin për grabitjen e Rinasit: Na u rikthye ’97-ta

schedule16:37 - 12 Prill, 2019

schedule 16:37 - 12 Prill, 2019

Në një intervistë ekskluzive për ABC News një dëshmitare okulare tregon momentet e luftës mes Admir Muratajt dhe forcave te rendit dhe sesi e gjeti pajetë të konsideruarin si truri i grabitjeve të bankave. Ndjekim dëshmitë që sjell gazetari ynë Andi Qosja.

Ka parë tmerr me sy. Kjo e moshuar tregon se çfarë ndodhi atë ditë ndërmjet uniformave blu dhe të ekzekutuarit, Admir Murataj.

Lezete Muca, banore e Tapizës: “Zhurmë e madhe, të shtëna automatiku herën e parë. Më pas të shtëna pistolete. Krejt nëpër tjegull andej bam-bam, u mbyllëm brenda ne s’dinim gjë. Në fund fare vetëm një fugon policie ka qenë i Rinasit, mbrapa kanë ardh forcat e tjera”.

Këta banorë të fshatit Tapizë, por edhe shumë të tjerë, pohojnë gjithçka ka ndodhur mesditën e 9 Prillit pas grabitjes së milionave të eurove në aeroporit të Rinasit, duke i kanë kthyer më shumë se 20 vite pas në vitin 1997.

Lezete Muca: “Jena trishtu atë ditë, futëm kryet brenda. Edhe në kohën e armëve që u hapën depot u futëm brenda t’u u dridh t’u iu lut Zotit”.

Disa nga plumba përshkruan edhe banesën e 70-vjeçares vetëm 50 metra larg vendngjarjes, ndërsa frika më madhe ishte për nipin e saj të vogël që kthehet çdo ditë nga shkolla në orën 15:00.

Lezete Muca: “Në këtë grykë lumi ndodh çdo gjë, vjedhje, përleshje. Zoti na rujt. Ata komshijtë kanë qenë mu aty dëshmitarë. Kishim frikë me u afru le që s’të lejshin. Jemi tmerru, kishim frikë për kalamajtë. Mirë që i kemi kalamajtë në një shkollë private”.

Për Qamilin një tjetër banor kjo gjendje është e rëndë. Sipas tij grabitja ka ndodhur për shkak se autorët kanë pasur bashkëpunues brenda.

Qamili: “Atje ku rri jashtë telash, ata dyshojnë dhe vjen ajo makina rreth që i kontrollon, jo me hy brenda, kjo është e habitshme”.

Në vendin ku u vra Admir Murataj janë vendosur buqeta me lule. Disa prova janë të vlefshme edhe për oficerët e policisë gjyqësore, siç është edhe ky xhup që dyshohet se i përket autorëve të grabitësve.

Krontrollet e policisë së shtetit vijojnë jo vetëm në fshatrat Nikël, Bathore, Fushë-Krujë apo Kodër Tapizë, por edhe në fshatrat më të thellë. ABC Neës u rikthye përsëri në zonën e kërkimit, ku disa nga oficerët e policisë janë stacionuar aty prej të paktën 3 ditësh.

Rruga që të çon në fshatrat me terren të thyer sipas policisë është ajo që kanë ndjekur grabitësit për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Vetëm të mërkurën dhe të enjten Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen kishin kontroll në të gjithë zonën përreth, por pa sukses.

Ishin me automatik dhe s’kanë lënë edhe plaçkat e grave i kanë lujt”.

Edhe në ditën e dytë të urdhrit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të policisë ushtarake ndodhen në pikat e nxehta nga ku është thyer siguria në të kaluarën në aeroportin e Rinasit. Kujdesi i shtuar i kompaninë së sigurisë ICTS shprehet edhe kur një grupi i xhirimit i ABC News filmoi jashtë territorit të aeroportit të Rinasit.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë shtrirë edhe në radhët e uniformave blu. Dyshohet se një ish-efektiv të jetë i implikuar në supergrabitjen e ndodhur mesditën së martës në brenda terminalit në aeroportit të Rinasit.

Të paktën 5 persona janë shpallur në kërkim për grabitje, ndërsa në operacionin policor janë angazhuar më shumë se 300 efektiv të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!