Banorët e Xhafzotajt në protestë, kërkojnë rehabilitimin e rrugës

schedule15:24 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 15:24 - 16 Dhjetor, 2018

Banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar për infrastrukturën. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 15 minuta me kazanët e mbeturinave, rrugën nacionale Durrës-Shijak, duke i vënë zjarrin. Ata shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e institucioneve përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, e cila është tejet e amortizuar. 

Banori 1: “Rruga është copë-copë, katastrofë. Nuk kalohët, jo me makinë por as më biçikletë nuk kalohet në Durrës.”

Banori 2: “Ka 20 vjet që banoj këtu dhe është copë-copë. Nuk është vënë dorë ansjëherë.”

Banori 3: “U lodhëm në këtë rrugë nga 20 vjet. Nuk mendon kush për ne a ka popull a nuk ka popull. Këtu jemi jug dhe veri bashkë. Ne na quajnë zero.”

Banori 4: “Kjo rrugë është premtuar në vitin 2013 dhe nuk është realizuar, u premtua në vitin 2017 dhe nuk u realizua. Tani jemi në vitin 2018, 10 kilometra rrugë janë.”

Banori 5: “Jemi shumë pak, por për zgjedhje këtu mos të afrohet asnjë kuti votimi, në qoftë se nuk rregullohen rrugët.”

Kjo nuk është e vetmja protestë që banorët bëjnë për këtë segment rrugor. Në mënyrë të vazhdueshme ata janë organizuar duke kërkuar rehabilitimin e rrugës, por pa gjetur një zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!