Banorët e “Unazës së re” përplasen me Policinë te Gjykata Penale

schedule15:50 - 25 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 25 Korrik, 2019

Banorët e “Unazës së re” janë përplasur fizikisht më forcat Shqiponja përpara hyrjes së Gjykatës Penale. Banorët ishin mbledhur para kësaj gjykate për të kërkuar lirimin e babë e bir, Edi dhe Maliq Feratit të arrestuar në një nga protestat e Unazës së Re, por situata precipitoi, pasi sipas tyre brenda në turmë kishte policë civilë që i kanë provokuar.

Përplasja e tyre ka përshkallëzuar deri sa është dashur ndërhyrja e forcave Shqiponja që kanë bërë të mundur shpërndarjen e turmës. Po ashtu banorët u shprehën se janë arrestuar nga policia tre prej tyre. Gjithashtu banorët hedhin akuza edhe mbi efektivët e policisë që sipas tyre i kanë ushtruar dhunuar që lë largohen. Pas largimit të policisë banorët e “Unazës së re kanë shkuar  për të zhvilluar protestën e tyre para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!