Banorët e “Unazës së re” paralajmërojnë përplasje me IKMT nëse nis shembja e banesave

schedule16:10 - 10 Nëntor, 2019

schedule 16:10 - 10 Nëntor, 2019

Më 11 nëntor banorët e unazës së re duhet që të lirojnë banesat e tyre, pasi është afati i fundit sipas IKMT-së. Banorët kanë paralajmërojnë se do të ketë përplasje mes tyre dhe të gjithe atyrë që do të shkojë për të shembur shtëpitë dhe bizneset. Ish-deputeti demokrat Klevis Ballu u shpreh se banorët duan dialog për t’i dhënë zgjidhe çështjes.

Më 11 nëntor banorët e unazës së re janë njoftuar se duhet që të lirojnë banesat e tyre sepse do të nisë shembja. Jashtë kameras banorët pohuan se ata kanë vendosur që të mblidhen që në orën 07:30 të mëngjesit së bashku me fëmijët e tyre në mbrojte të shtëpive. Banorët shprehen se nëse punonjës të IKMT-së ose policia do të shkojë në Unazë për të nisur shembjen e objekteve, ata do të përballen me ata pasi shtëpit e tyre do t’i mbrojnë me çdo kusht. Banorët ishin mblrdhur përpara gjykatës penale të Tiranës pasi u zhbillua seanca për caktimin e masës së sigurisë për Shpëtim Selimin, person i dyshuar se ka dhunuar më datë 7 nëntor një nga punonjësit e IKMT-së.  Gjyqtari Kujtim Vranici vendosi për Selmanin masën arrest në shtëpi.

Në mbrojte të banorëve ishte edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili deklaroi se, banorët e Unazës së Re kërkojë dialog.

Punonjësit e IKMT-së  kishte mbërritur në Unazës të Rë për të bërë njoftimin e  përfundimit të afatit, për lirimin e banesave. Një grup banorësh , në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta,punonjësit e IKMT-së, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 prej tyre dhe 1 punonjës i Policisë, gjithashtu, u dëmtua edhe një automjet i uniformave blu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!