Banorët e Selenicës protestë: Nëse s’plotësohen kërkesat bllokojmë rrugën e bojkotojmë zgjedhjet

schedule10:02 - 11 Tetor, 2020

schedule 10:02 - 11 Tetor, 2020

Banorët e Selenicës kanë dalë ditën e sotme në një protestë pas anulimit të lotit të katërt të rrugës së Lumit të Vlorës. Ata thonë se kjo do të jetë protesta e fundit paqësore pasi në protestën e radhës do të bllokojnë rrugën e qytetit në mënyrë që bitumi, që ata e quajnë pasuria e qytetit të mos dalë nga Selenica.

Banorët thonë se pas protestës së parë iu drejtuan me një peticion instancave më të larta në vend dhe i vetmi që u përgjigj ishte presidenti. Ata shprehen se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre do të bojkotojnë zgjedhjet dhe nuk do të votojnë asnjë parti .

“Është tubimi i dytë. U mblodhëm për problemin madhor që ka ky komunitet. Rrugën. Në takimin e parë që bëmë iu drejtuam me peticion instancave më të larta. E vetmja që reagoi ishte presidenca. Një përfaqësi e jona ka takuar presidentin duke u ndalur tek problemi madhor që është rruga.

Vetë do të arrini në përfundim. Keni dëgjuar deputetët, kryeministrin, na dëgjoni dhe ne dhe jeni në gjendje të nxirrni përfundimin. Rruga do të bëhet por a ka ekzistuar ky projekt apo jo, do ta shohim në dokumentet që ne do të lexojmë”, thonë ata./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!