Banorët e Lazaratit protestojnë për të burgosurit e vrasjes së Ibrahim Bashës

schedule15:03 - 18 Shtator, 2018

schedule 15:03 - 18 Shtator, 2018

Një pjesë e banorëve të Lazaratit protestuan në fshatin e tyre. Ata pretendojnë se disa të burgosur për vrasjen e specialistit Ibrahim Basha, gjatë një aksioni policie në vitin 2015, mbahen në burg pa prova. Për këtë ngjarje janë arrestuar 11 te rinj. Vrajsa ndodhi mëngjesin e 24 qershorit të vitit 2015. Atë kohë policia hyri në Lazarat me pretendimin se disa të rinj po përgatiteshin për krime. Arrestimi i parë ishte ai i Xhulio Malos, i cili po drejtonte një makinë brenda së cilës u gjetën armë dhe drogë. Kur furgoni i forcave speciale po afrohej të bënte shoqërimin e Malos, u qëllua me armë zjarri nga 200 m largësi. Nga plumbat mbeti i vdekur në vend Ibrahim Basha dhe u plagosën Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!