Banorët e Laknasit protestë kundër ndërtimit të thertores

schedule19:14 - 5 Tetor, 2019

schedule 19:14 - 5 Tetor, 2019

Një zonë pyjore, dhënë një kompanie private për ndërtim është bërë shkak që një grup banorësh të Laknasit në Bashkinë e Kamzës, të dalin në protestë. 

Banorët pretendojnë se një kompani private do të presë pyllin pranë kësaj zone për të ndërtuar aty një thertore dhe stallë derrash. Gjatë protestës banorët janë përplasur me policinë.

Përfaqësuesi i kompanisë që do të zhvilloje projektin në zonë mohon pretendimet e banorëve për ngritjen e thertores, sipas tij do të ndërtohet një qendër agroturizmi.

Banorët shprehen të vendosur për vijimin e protestës e tyre për të mos lejuar prerjen e pemëve të pyllit. Pas orëve të tensionit dhe përplasjeve të banorëve të Laknasit me policinë, situata u normalizua dhe forcat e rendit u larguan nga vendi i protestës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!