Banorët e Laçit në protestë: Po përmbytemi!

schedule14:37 - 14 Nëntor, 2019

schedule 14:37 - 14 Nëntor, 2019

Sa herë vrenjtet qielli banorët e Laçit i zë ankthi. Ata i frikësohen një tjetër përmbytje të banesave të tyre. Për këtë arsye banorët e lagjes gjashtë të këtij qyteti kanë dalë në protestë.

Shumë familje ende nuk e kanë marrë veten pas përmbytjeve të fundit.Banorët përgjegjës për situatën e krijuar bëjnë Bordin e Kullimit  i cili sipas tyre nuk ka marrë masa për pastrimin e kanaleve kulluese.

Banorët i kërkojnë pushtetit vendor të ndërhyjë  për të shmangur dëmet që mund të vijnë nga ditët me reshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!