Banorët e “Kodrës së Priftit” në protestë: Projekti u ndryshua për ndërtimin e pallateve

schedule17:34 - 20 Shkurt, 2022

schedule 17:34 - 20 Shkurt, 2022

Banorët e Kodrës së Priftit, banesët e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së madhe të Tiranës, pretendojnë se është bërë një devijim i gjurmës së rrugës. Sipas banorëve, gjurma e vjetër e projektit prekte vetëm 7 ndërtesa, ndërsa për ndërtimin e rrugës me planin e ri do të duhet të shemben më shumë se 50 banesa dhe mbeten pa strehë 70 familje.

Banorët kanë dyshime se në këtë sipërfaqe toke që është devijuar projekti është bërë qëllimisht pasi do të ndërtohen komplekse pallatesh.

Banorët i kanë bërë thirrje kryeminisrit Edi Rama se në këtë segment rruge ka abuzime.

“Dikush ka paguar lek, unë kam që në 2005 që kam kërkuar legalizim mua jo? . Ndërsa bashkia nuk ka ardhur fare të interesohet për ne.” I kam thënë kryeministrit që këtu ka një lobim…”

Këmbëngulin se do të protestojnë derisa sa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Balluku tha se do të zbatohjet projekti i Adil Çarçanit…”

Unaza e Madhe Tiranës është 27 kilometra e gjatë, ndërsa përfundimi i saj i plotë në vitin 2023, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!