Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e fshatrave të Librazhdit protestë për bukën: Nuk kemi ku bluajmë prodhimet

schedule18:03 - 20 Prill, 2021

schedule 18:03 - 20 Prill, 2021

Banorët e 10-fshatrave të zonës së Çermenikës janë mbledhur në Marinaj të Librazhdit për të protestuar për pasojat nga ndërtimi i HEC-eve.

Kanë zgjedhur jo pa shkak zonën ku ndodhet ky mulli i vjetër. Thonë se shumë shpejt do të vuajnë për bukën e gojës. Në mullirin që bluajnë grurin dhe misrin mungon uji.

“Tani po na marrin dhe bukën. Si është hequr kurrë ujë këtij mulliri”

“Këtu kanë bluar prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi”

Ky është dhe një mulli me vlera historike. Mullixhiu Nazmi Kurti tregon se është mbi 100 vjeçar.

Ky mulli përdoret nga bujqit e fshatrave Gurakuq, Rinas, Ballgjin, Floq, Orenjë, Zdranjsh, Kuturman, Marinaj dhe deri atë të Shmil të Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!