Banorët e Durrësit në protestë, nuk përfituan grante për banesat e dëmtuara nga tërmeti

schedule11:30 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:30 - 29 Qershor, 2020

Disa banorë të Durrësit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nuk figurojnë në listat për dëmshpërblim, po protestojnë para bashkisë së Durrësit.

Banorët kërkojnë që tu njihen dëmet sipas listës DS1, DS 2 dhe DS 3. Sipas tyre dokumentet janë në rregull.

Protesta vjen tre ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi listat e atyre që përfitojnë grantet për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesave, të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme.

Përfitues janë edhe ato ndërtesa që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime. /abcnews.al