Banorët e Breglumës bllokohen nga uji

schedule15:43 - 11 Mars, 2018

schedule 15:43 - 11 Mars, 2018

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës ka bërë që banorët e Breglumes në Kukës të bllokohen. Një varkë e policisë po i ndihmon ata për të bërë furnizimet me ushqime.

Për të dalë në anën tjetër u duhet një varkë. Në Breglumë, banorët e lagjes Kovaç janë izoluar. Liqeni u ka bllokuar rrugën dhe u ka ardhur në derë, e bashkë me të, një mal me mbeturina të ndryshme.

Një varkë e policise kufitare i ndihmon për të transportuar thasët me miell dhe ushqimet nga njëra anë në tjetrën.

“Presim një varkë të vijë që paktën të na mundësojë ushqimet poshtë”.

“Nuk është se sot ka lindur ky problem. Kjo ka kohë, që në 200-shin që nga bllokohet kljo rrugë. Janë 15 familje që jemi në gjendje kritike dhe depo e ujit që kemi këtu i ka hyrë uji”.

Fenomeni ndodh të pakten dy herë në vit, kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës shkon drejt kuotës maksimale.

“Ne jemi familjarizuar me të. Një familjarizim i padëshirueshëm. Gjendja shihet vetë.”

Nxënësit shoqërohen nga prindërit për të kaluar në rrugë qorre në anën tjetër të lagjes.

“Nëpër ferra, nëpër kanale. Këtë rrugë kemi parë përjetë ne se toka është marrë në liqen”.

Vjeshta që kaloi ishte periudha e artë pas gati 40 vitesh përmbytjeje, e vetmja periudhë që banorët e Breglumes arritën të mbillnin e të merrnin prodhimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!