Banorët e Bërxullës në protestë, ndërtimi i Thumanë-Kashar u prek shtëpitë

schedule16:56 - 23 Tetor, 2022

schedule 16:56 - 23 Tetor, 2022

Banorët e Bërxullës në Vorë paraditen e të dielës dolën sërish në protestë. Shkak është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, segmenti 20.9 kilometrash  pjesë e autostradës Milot –Fier.

Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se  parashikohet të shemben 20 banesa të tjera.

Shumë prej familjeve thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë informuar se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

Të tjerë banorë nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.

Në shenjë revolte banorët e Bërxullës protestën e mbyllën në tokën ku firma e ndërtimit ka nisur punën. /abcnews.al