Banorët e Bashkimit Evropian drejt plakjes

schedule11:39 - 5 Qershor, 2024

schedule 11:39 - 5 Qershor, 2024

Popullsia e Bashkimit Evropian do të plaket në mënyrë të konsiderueshme mesatarisht në dekadat e ardhshme, deri në vitin 2070, përqindja e njerëzve mbi 65 vjeç në popullatë do të arrijë në 30.5 për qind, njoftoi Enti Gjerman i Statistikave.

Sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, në fillim të vitit 2023, përqindja e personave mbi 65 vjeç në BE ishte 21.2 për qind.

Për parashikimin, statisticienët mbajtën vëllimin aktual të imigracionit neto në BE prej 1.2 milion njerëz në vit.

Nëse imigracioni do të rritej me një të tretën, plakja e popullsisë evropiane do të ngadalësohej vetëm pak, kështu që në atë rast numri i njerëzve mbi 65 vjeç në 2070 do të ishte 29.5 në vend të 30.5 për qind.

Vitin e kaluar, vendi me më shumë qytetarë mbi 65 vjeç ishte Italia (24 për qind). Në Portugali ishin 23,9 për qind, dhe në Finlandë 23,1 për qind.

Nëse emigracioni mbetet i qëndrueshëm, në vitin 2070 Lituania do të ketë më të moshuarit – 36 për qind. Në Itali dhe Portugali, ky numër do të bjerë në 34 për qind.

Në këtë rast, Gjermania do të bjerë në të tretën e fundit të tabelës me 29 për qind, dhe Suedia do të ketë pjesën më të vogël të njerëzve mbi 65 vjeç (27 për qind).

Më 1 janar 2023, BE kishte 451.4 milionë banorë. Pa rritur shkallën e imigrimit, popullsia do të ulet në 432.2 milionë deri në vitin 2070.

Pa emigrantë, popullsia e BE-së do të zvogëlohej edhe më shumë, në 358.4 milionë. Nëse norma pozitive e emigracionit rritet me një të tretën, numri i banorëve të BE-së do të rritet në 465.5 milionë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!