Banorët e “5 majit” gdhihen në rrënoja, 78 vjeçarja: Bashkia të na japë përgjigje, nuk shkoj në Shkozë

schedule15:39 - 20 Janar, 2022

schedule 15:39 - 20 Janar, 2022

Nga Ajgena Korbi

Shtëpinë ia shembën fadromat i Inspektoritati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit një ditë më parë, por Liza Marku nuk është larguar prej rrënojave të saj.

“Kam fjet jashtë”, ka thënë ajo.

78 vjeçaren mengjesin e të enjtes e gjetëm në hyrje të banesës së shkatërruar në lagjen “5 Maji” në periferi të Tiranës.  Na tregon se do të vijojë të qëndrojë këtu derisa bashkia ti detajoi në kontratë se çfarë do të përfitojë familja prej 14 anetarësh në këmbim të shtëpisë  3 katëshe.

“Do vendos divane këtu, dua të më caktojnë ku e kam vendin, se nuk mund të sjellin të huaj, unë nuk shkoj në Shkozë”, ka thënë ajo.

Familja Marku nuk ka rënë dakord me Bashkinë e Tiranës. 78 vjeçarja thotë se  askush nuk ka shkuar të diskutojë me ta.

Të njëjtin shqetësim ndan dhe Bekim Cerri.  Shtëpia e tij në proces legalizimi preket nga projekti i rindërtimit, por ai nuk di ende se çfarë do të përfitojë pas shembjes së saj.

Marrëveshja këtyre banorëve të lagjes 5 Maji i duket e dyshimtë.

Familja Cerri druhet se fadromat e IKMT do të kthehen për tu shembur shtëpitë pa rënë darkort me bashkinë.   Ndërsa  anëtari i saj  denoncon dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia të mërkurën.

Rreth 430 shtëpi në lagjen 5 Maji në Tiranë  do të shemben ndërsa banorët do të kompensohen për pronën e tyre.    Në këtë zonë parashikohet të ndërtohen pallate për të strehuar banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!