Banorët braktisin fshatrat në Mat

schedule14:06 - 19 Prill, 2019

schedule 14:06 - 19 Prill, 2019

Në zonën e Matit shumë fshatra janë braktisur nga banorët. I tillë është fshati Madhesh, aty ku aktualisht nuk jeton asnjë familje.

Pas kësaj mrekullie të natyrës nuk ka njerëz. Shtepitë janë të braktisura. Fillimisht u larguan ata që emigruan jashtë kufijve. Më pas edhe familje të tjera. Nuk kishin drita dhe pse HECI ndodhet një km larg.

“Prej dritash, prej urës se skano nga të kalojënkanë braktisur fshatin”

Herë pas here ata që jetonin aty kalojnë thjesht për të parë Madheshin. Fshat i Njësisë administrative në Ulëz të Matit, sot aty nuk është asnjë banor.

Kjo urë e dëmtuar që mundësonte lidhjen me rrugën nacionale është një nga shkaqet që u largua dhe i fundit.

“Vetëm  prej urës kanë ik dhe janë larguar në Tiranë, Lezhë, Laç e kudo. Edhe kanë kanë vdek njerëz te ura para disa vjetësh”.

Por për këta burra mund të kthehet një shpresë. Nëse do të investohet ura, ata besojnë t’i kthejnë shtëpitë në bujtina.

“Me u rregullu ura bëhet zhvillimi i fshatit Madhesh për turizëm”.

Fshatra të tilla të braktisura ka shumë në zonën e Matit. Pavarësisht vendit piktoresk, banorët nuk kanë patur asnjë mundësi jetese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!