Banorët bllokojnë punimet firmës së kromit

schedule12:43 - 29 Gusht, 2018

schedule 12:43 - 29 Gusht, 2018

Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec kanë protestuar dhe në të njëjtën kohë kanë penguar punimet e një firme kromi. Ata thonë se shtëpitë e tyre rrezikojnë të shemben nga shpërthimet me dinamit.

Në Memlisht të Poogradecit prej dy ditësh njerëzit dalin në rruge duke protestuar.

Një subjekt minerar ka marre leje për shfrytëzimin e nëntokës së fshatit, për nxjerrjen e kromit, por banorët nuk lejojnë fillimin e punimeve.

“Unë me vdekje këtu nuk lë këmbë njeriu e firmë të hyjë këtu”, thotë një banore e zonës.

Ata thonë se 25 shtëpi, rrezikojnë të dëmtohen nga hapja e galerive dhe përdorimi i lëndëve eksplozive gjatë procesit të nxjerrjes së mineralit.

“Ata thonë do vemë mina, por nuk ka dëm. Po e tërhoqe gishtin e asaj pistoletës do bëjë bam”, shprehet një banor tjetër.

“Nuk bëhen minat në galeri kështu. Do të hapësh minierën 10 metra larg shtëpisë”, thotë një banor.

“Duhet të lozin dhe fëmijët e mi. Pse të vijnë ata dhe të hedhin minat këtu”, theksoi një banor tjetër i Memlishtit.

Rreziku i dëmeve në prona, por edhe rreziku për jetën, bëhet edhe më evident nga fakti, që distanca midis sektorit ku do bëhen gërmime dhe shpërthime me eksploziv dhe banesave është vetëm 50 metra. Ish-minatoret e Memlishtit e dinë më mirë se kushdo, çfare dëmesh mund të sjellë, rihapja e minierës së kromit.

“Kjo minierë është ndaluar që në ’83-shi, 84-n sepse kam 40 vjet në këtë shtëpi unë”, thotë banori.

“10 metra nga shtëpia do fillojë galerinë ai aty. Shtëpitë janë rreth e përqark të banuara, me njerëz. Vijnë pushuesit të shplodhen aty, zhurma, pluri. Në asnjë vend të votës nuk ka bërë vaki që të bëhet kjo. Në mes të lagjes të hapësh minierë shfrytëzimi”, thotë banori.

Banorët bllokuan rrugën e fshatit, duke mos lejuar kalimin e mjeteve të rënda të firmës. Kjo e fundit kërkoi ndihmën e Policisë së Pogradecit.

“Me dhunë, policia. Disa herë i thashë mos më prek, mos më prek. I kam dhe me filmime. Do ikësh, do largohesh që këtu tha edhe do largohesh. Edhe më kapi për krahu edhe më largoi e aty filloi ajo që ma nxorri krahun”, shprehet Fatime Hasanaj, gruaja e lënduar nga policia.

Subjekti minerar ka ofruar marrëveshje, duke marre përsipër çdo dëm të mundshëm nga punimet, por banorët kanë refuzuar. Zgjidhje për ta mbetet anulimi i lejes për shfrytëzimin e nëntokës. Miniera e Memlishtit ka funksionuar deri në vitin 1983 dhe me mbylljen e saj u ndërtuan shëpi. Rihapja e galerive të kromit tre vite më parë po i ekspozon rrezikun nga shpërthimet dhe punimet e tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!