Banorët bëhen “lëmsh” për punët e shtëpisë, revoltohet Beatrix: Nuk do të bëhem pastruese

schedule12:34 - 18 Janar, 2022

schedule 12:34 - 18 Janar, 2022

Punët e shtëpisë kanë sjellë debate të ashpra mes banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ishte Einxhel dhe Donaldi që debatuan me tone të ashpra duke mos kursyer as ironitë me njëri-tjetrin. Donaldi kërkon që vajzat që jenë më përgjegjëse ndaj punëve të shtëpisë ndërsa Einxhel i është kundërvënë.

Kjo e fundit i ka përmendur më pas se ai bën më pak punë në shtëpi dhe se i ka larë dhe rrobat. Ndërkohë, ndërsa debatet kanë vazhduar dhe me të tjerët, ka qenë Beatrix që iu është drejtuar Ilirit duke thënë se nuk ka ndërmend të bëhet pastruese. “Nuk e kam ndërmend të bëhem pastruese”, thotë ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!