Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët armenë në Nagorno-Karabakh i frikësohen spastrimit etnik nga Azerbajxhani

schedule10:48 - 23 Shtator, 2023

schedule 10:48 - 23 Shtator, 2023

Nga Paul Kirby

Ushtrisë së Azerbajxhanit iu deshën 24 orë të marrë nën kontroll enklavën e Nagorno-Karabakh që është shtëpia e 120,000 armenëve etnikë.

Ajo që ndodhi në këtë enklavë ka frikësuar të gjithë banorët dhe asnjë familje nuk ndjehet më e sigurt dhe e mbrojtur. Pavarësisht të gjitha premtimeve të Azerbajxhanit, armenët atje kanë frikë për të ardhmen e tyre, nëse do të detyrohen të largohen ose më keq të vriten.

Siranush Sargsyan sapo ka vizituar disa strehimore në kryeqytetin rajonal ku kudo kumbojnë vetëm disa fjalë “nuk ka asgjë për të ngrënë”.

“Askush nuk dëshiron të qëndroj më këtu. Të vetmit që nuk duan të largohen janë të moshuarit që kanë humbur djemtë e tyre në luftërat e mëparshme dhe ata preferojnë të vdesin këtu,” tha ajo.

“Por për shumicën e njerëzve, për brezin tim, tashmë është lufta e katërt. Nuk mund ta përballojmë.”

Azerbajxhani i pasur me naftë po bën çmos për të qetësuar popullatën civile, duke premtuar ushqim, karburant dhe “riintegrim”.

Shumë civilë u larguan nga fshatrat periferike këtë javë ndërsa ushtria azerbajxhaniane u shty drejt qytetit të saj, të cilin armenët etnikë e quajnë Stepanakert, por Azerbajxhani e njeh si Khankendi. “Shumë nga banorët nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre. Është një tmerr i vërtetë,” tha ajo.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftërat që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, e para në 1992-1994, kur Armenia pushtoi rajonin.

Të paktën 200 të tjerë vdiqën këtë javë ndërsa ushtria zhvilloi një operacion në një enklavë që shihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Presidenti i saj, Ilham Aliyev, thotë se armenët e Karabakut tani mund “të marrin frymë të lehtësuar”.

Ka shumë pak besim në Karabak ndaj qeverisë së Bakut drejtuar  për 30 vjet nga një familje, dhe presidenti i quan liderët e rajonit “gjakpirës”.

Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani vendosi një bllokadë në rrugën e vetme për në Armeni.

Kjo rrugë, e njohur si Korridori i Laçinit, do të bëhet kyçe në ditët ose javët e ardhshme nëse armenët etnikë të Karabakut vendosin të largohen në numër të madh.

Ajo që ishte për dekada një enklavë separatiste me stacionet televizive, universitetin dhe gjuhën e saj, tani do të ndryshojë.

Azerbajxhani argumenton se vetëm 50,000 njerëz janë prekur, por Sargsyan vlerëson se numri i vërtetë aktualisht është 110,000.

Rreth 5,000 kanë kërkuar strehim në një bazë paqeruajtëse ruse në aeroportin lokal.

Specialisti i Kaukazit Thomas de Waal i Carnegie Europe shqetësohet për fatin e tyre dhe beson se ekziston një kërcënim real dhe i besueshëm i spastrimit etnik, pavarësisht nëse ai ndodh pak a shumë në mënyrë paqësore ose me gjakderdhje.

“Nuk do të ketë probleme për gratë dhe fëmijët,” tha ai. “Por pyetja e madhe është për burrat kanë luftuar kundër Azerbajxhanit, që ndoshta është shumica e popullsisë së Karabakut.”

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka bërë tashmë plane për të akomoduar 40,000 familje. Ai ka akuzuar fqinjin e tij për spastrim etnik në Nagorno-Karabakh, megjithëse vlerësimi i tij për momentin është se popullata civile nuk po përballet me “rrezik të drejtpërdrejtë”.

Zyrtarët e Azerbajxhanit po shqyrtojnë një lloj amnistie, me një premtim për të mos ndjekur penalisht luftëtarët që lënë armët.

Por ndihmësi i presidentit Hikmet Hajiyev tha për shërbimin azerbajxhanas të BBC-së “kjo nuk do të mbulojë ata që kryen krime në luftën e parë të Karabakut”.

Azerbajxhani mendohet të ketë lista të burrave që i konsideron si përgjegjës për krimet e luftës në vitin 2020 dhe më herët.

Një burrë 68-vjeçar që shkonte në Armeni për operacion u arrestua në korrik gjatë një evakuimi të Kryqit të Kuq, me dyshimin për krime lufte në vitin 1992. Familja e tij thotë se ato janë të pavërteta.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale të premten treguan Karabakët duke hequr portretet e atyre që kishin vdekur në luftën e 2020.

De Waal beson se dy pengesa kryesore mund të parandalojnë që një eksod i armenëve etnikë të kthehet në vdekjeprurës.

Njëra është përfshirja e mundshme e dy grupeve ndërkombëtare, Kryqit të Kuq dhe kontigjentit prej 2000 paqeruajtësve rusë, të cilët u vendosën në Karabakh pas luftës së vitit 2002.

Siranush Sargsyan ka pak besim te paqeruajtësit: Unë e di që rusët nuk do të bëjnë asgjë. Ata do të pretendojnë se po shpëtojnë jetën e fëmijëve, por nuk do të bëjnë asgjë për të na mbrojtur.

Pastaj është fakti që Azerbajxhani kujdeset thellë për imazhin e tij në Perëndim.

Azerbajxhani është i bindur se nuk ka plane të tilla për të detyruar popullsinë vendase të largohet, duke theksuar fokusin që vendosi në bisedimet fillestare me krerët lokalë të enjten mbi “riintegrimin” e armenëve etnikë në shoqëri.

“Ne kurrë nuk kemi dashur spastrim etnik,” tha Zaur Ahmadov, ambasadori i Azerbajxhanit në Suedi, i cili kujton se bashkatdhetarët e tij u dëbuan nga shtëpitë e tyre në fillim të viteve 1990.

Qindra mijëra Azerbajxhanë etnikë u dëbuan nga Armenia pasi Bashkimi Sovjetik u shemb dhe pati masakra nga të dyja anët.

Ai tha se 30,000 armenë tashmë jetojnë në vendin e tij jashtë Karabakut, të cilët janë martuar me azerë.

“Normalizimi i plotë do të kërkojë kohë”, tha ai për BBC. “Por kamionë plot me ushqime tashmë janë transportuar në Khankendi; do të ketë furnizime me karburant dhe restaurim të infrastrukturës si kopshte në ditët në vijim.”

Është një këndvështrim optimist, kur forcat Azerbajxhane janë pozicionuar në periferi të kryeqytetit rajonal dhe çarmatimi i ushtrisë së Karabakhut nuk është bërë ende. Sapo të ndodhë, Azerbajxhanasit do të hyjnë.

Pikërisht në atë moment popullsia vendase do të jetë tërësisht e varur nga premtimet e Azerbajxhanit, tha Richard Giragosian, kreu i qendrës së studimeve rajonale në Armeni.

“Problemi i menjëhershëm për armenët e Karabakhut është mungesa e garancive të sigurisë, jo vetëm nga Azerbajxhani, por edhe nga paqeruajtësit rusë,” tha ai.

“Ata pretendojnë se duan të na integrojnë. Por ata duan të na fshijnë nga ky vend,” tha Siranush Sargsyan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!