Bankat ulin ndjeshëm komisionet për transfertat

schedule15:14 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:14 - 4 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Transferat në euro brenda vendit që prej janarit të viti të ardhshëm do të jenë më të lira. Banka e Shqipërisë tashmë ka në diskutim një projektrregullore e cila parashikon  që të ulet niveli i  komisioneve nga 30 euro minimumi në 6 euro ose  rreth katër herë më pak.

Ndërkohë totali i komisioneve të aplikuara për çdo transfertë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma. Ledia Bregu drejtore e sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë thekson se ulja do të jetë e ndjeshme për qytetarët.

“Synimi është që për transferta të cilat janë deri në 10 mijë euro të aplikohet një tarifë 0.2%”, thekson Bregu.

Ulja e komisioneve synon që të ulë qarkullimin e parave cash në vend. Ndërkohë që kjo nismë është ndërmarrë për transaksionet në euro për faktin se ekonomia shqiptare është e euroizuar.

Rreth 55% e depozitave bankare në Shqipëri janë në euro. Ndërkohë që transfertat bankare në lek janë më të lira dhe kushtojnë maksimalisht 1500 lekë por transfertat në Euro kanë kosto në komisione disa herë më të larta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!