Bankat japin më shumë kredi në Tiranë, niveli më i ulët i kredititim në Lezhë

schedule19:12 - 3 Shkurt, 2023

schedule 19:12 - 3 Shkurt, 2023

Bizneset dhe qytetarët në kryeqytet janë kreditorët më të mëdhenj në vend. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë në total për Tiranën bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar 528,2 mld lekë.

Ndërkohë vetëm për individët në kryeqytet janë akorduar 162,2 mld lekë ku pjesa më e madhe e huave janë miratuar për blerje shtëpish. Ky zë ka pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit edhe si rezultat i kushteve më të favorshme nga bankat. Edhe sipas aktivitetit ekonomik kryeqyteti mban peshën kryesore.

Niveli i lartë i kreditimit për Tiranën shpjegohet edhe me faktin se numri më i madh i bizneseve por edhe i qytetarëve është i përqëndruar në kryeqytet. Më pas renditen Durrësi i ndjekur nga Vlora dhe Fieri. Qarku me nivelin më të ulët të kreditimit si për individët ashtu edhe për bizneset rezulton se është Lezha e ndjekur nga Korça.

Në total niveli i kredisë gjatë 2022 ka pësuar një rritje me rreth 7% duke kapur vlerën 713.3 mld nw dhjetor .

Nga të dhënat verëhet se në nivelin total të huave që janë miratuar nga bankat ,rritja më e lartë është regjistruar në segmentin e individëve, ku kredia është rritur me mbi 11% me bazë vjetore.
Pavarësisht krizës së çmimeve gjatë 2022 depozitat e individëve dhe biznesve janë rritur me 5%.Ky rezulton nivel më i ngadaltë se një vit më parë. Në vlerë depozitat u rritën me 61 miliardë lekë në 2022-n, nga 103 miliardë lekë që u shtuan në 2021-n.

KREDITË SIPAS QARQEVE TREMUJORI IV

TIRANA 528,2 mld lekë
DURRËSI 46.8 mld lekë
Vlora 15.4 mld lekë
Fier 14,3 mld lekë
Korça 9.2 mld lekë
Lezha 7.6 mld lekë

NIVELI I KREDIVE NË TOTAL

DHJETOR 2022 713,3 mld lekë
DHJETOR 2021 666,1 mld lekë/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!