Banka Shqiptare e Zhvillimit, Rrapaj: Masë shtesë për mbështetjen e bujqësisë

schedule20:52 - 14 Shkurt, 2025

schedule 20:52 - 14 Shkurt, 2025

Agim Rrapaj, president i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për financimin dhe mbështetjen e bujqësisë.

Rrapaj u ndal edhe tek Banka Shqiptare e Zhvillimit, si dhe kërkesa e qeverisë shqiptare për një bankë shtetërore bujqësore. Ai u shpreh se kërkesa dhe domosdoshmëria për financimin e sektorit të bujqësisë është e madhe.

“Ka uri për financim sektori i bujqësisë. Ofrohet deri në 70 % garanci dhe kjo mbyll një shteg që ne e kemi vështirë për ta realizuar. Dhe tjetra, kostoja e lartë e kredisë, jepet zgjidhje. Dhe elementi i tretë është kombinimi i burimeve të financimit me këto iniciativa. Pra është e domosdoshme të themi që ne na intereson që paratë të investohen dhe të jenë produktive. Unë them që duhet që edhe këto iniciativa, Banka e Zhvillimit, dhe njëkohësisht do mbështesë edhe sektorin e bujqësisë, nuk mund të them që nuk është iniciative në drejtimin e duhur, sepse është. Banka më e madhe në Turqi interes për degë në Shqipëri, Ziraat vjen në Shqipëri për të fituar. Marrëveshja që do të bëhet mes bankës së Shqipërisë dhe ato të nivelit të dytë, mendoj që disa burokraci do të eliminohen. Brenda javës mbyllet marrëveshja midis BSH dhe Bankave Tregtare”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!