Në javën globale të parasë, nxënës të shkollave 9-vjeçare janë vizitorët kryesorë të muzeut në brendësi të Bankës së Shqipërisë. Përveç njohurive mbi historinë e monedhës dhe kartëmonedhës sonë, për fëmijët janë menduar edhe lojëra.
Ata janë vizitorët më të rregullt të Muzeut në brendësi të Bankës së Shqipërisë. Mesdita e së enjtes ishte parashikuar për nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Servete Maçi” në Tiranë për të marrë edhe më shumë njohuri mbi historinë e monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare.
Vizita e shoqëruar me shpjegimet e specialistëve nis me katin e parë të muzeut për t’u zhvendosur në të dytin. Ajo merr edhe më vlerë në javën globale të parasë që për 2018 vjen me lajtmotivin.
Jo vetëm informacion, por edhe lojëra që zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve, i vënë ata përballë pyetjeve për paranë apo në garë me njëri tjetrin, si në rastin konkrete, kur specialistja në Zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë u ka dhënë një detyrë.
Elsa që të paktën tre herë në javë pret më dhjetëra grupe nxënësish kryesisht të 9-vjeçares thotë se përveç se janë kuriozë, njohuritë e tyre mbi paranë janë të admirueshme.
Jo vetëm se është java globale e parasë, por edhe për të shenjuar vizitën e tyre në këtë muze, në mbyllje të kësaj ore jashtë mësimit, ka dy dhurata. Një dosje e pasur me informacione për lekun, si ta vlerësojmë atë dhe një foto me fytyrën e tyre të stampuar në një nga prerjet e kartëmonedhës shqiptare./abcnews.al