Banka e Shqipërisë blen më shumë euro/ Tërheq nga tregu vendas gati 272 milionë euro

schedule14:21 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:21 - 27 Shtator, 2024

271.8 milion euro ka tërhequr Banka e Shqipërisë nga tregu vetëm në periudhën janar-qershor.Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar shtatë ankande për blerjen e valutës.

Në ankandet e zhvilluara janë blerë 101.60 milionë euro pas blerjes prej 32.60 milionë eurosh në tremujorin e kaluar.. Ndërkohë që Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137.60 milionë eurosh.

Por pavarësiht kësaj ndërhyrje të Bankës qëndrore kjo lëvizje  nuk ka dhënë efekt në kursin e këmbimit.Euro ka qëndruar në kuota mjaft të ulta gjatë verës duke u pozicionuar nën 100 lekë.Ndërsa aktualisht po këmbehet me 98 lekë një rekord i ri i regjistruar në ekonominë shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky nivel i euros është i nxtur nga fluksi i lartë i eurove në qarkullim si pasojë e investimeve ,remitancave  por edhe turizmit gjithevjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!