Banka britanike akuzohet se ka ndihmuar në financimin e terroristëve

schedule15:47 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:47 - 4 Qershor, 2024

Një bankë britanike që i shpëtoi ndjekjes penale për pastrim parash kreu miliarda dollarë transaksione për financuesit e grupeve terroriste, pretendojnë dokumentet e gjykatës amerikane, shkruan BBC.

Standard Chartered, një nga bankat më të mëdha në Britani të Madhe, iu shmang ndjekjes penale nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi qeveria e Lord David Cameron ndërhyri në emër të saj në vitin 2012.

Dokumentet e reja të paraqitura në një gjykatë të New Yorkut,  pretendojnë se mijëra transaksione me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë janë kryer nga banka nga viti 2008 deri në 2013, në shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Një ekspert i pavarur ka identifikuar 9.6 miliardë dollarë transaksione valutore me individë dhe kompani të përcaktuara nga qeveria amerikane si financues të “grupeve terroriste”, duke përfshirë Hezbollahun, Hamasin, Al-Kaedën dhe talibanët. Në një deklaratë, banka tha se kundërshton pretendimet e sinjalizuesve, duke thënë se pretendimet e tyre të mëparshme ishin “diskredituar tërësisht” nga autoritetet amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!