Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.
“Ne kemi pezulluar të gjitha shpenzimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha për BBC një zëdhënës i Bankës Botërore.
Ky vendim vjen pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët. Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA-ja ngriu asetet bankës qendrore të Afganistanit. Veprimi i fundit i Bankës Botërore është një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit./abcnews.al