TIRANË – Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfërit. Kjo është raportuar sot nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillimet ekonomike.
Ai ka theksuar se pasiguria ekonomike do të vijojë të jetë prezentë dhe në muajt në vijim. Sipas Slianas qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzime si dhe duhet të ketë një vëmendje të shëruar ndaj personave më të cenueshëm e që janë në rrezik varfërie.
Nga ana tjetër ekonomistja e Bankës Botërore në Shqipëri, Hilda Shijaku ka theksuar se inflacioni ka goditur bizneset por edhe qytetarët.
/abcnews.al/