Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon për 2021

schedule10:17 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:17 - 21 Tetor, 2021

Për Bankën Botërore për vitin 2021 rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 7.2%. Kjo rritje sipas Bankës Botërore rezulton më e larta në rajon. Shifrat janë bërë të ditura nga Emanuel Salinas menaxher i Bankës Botërore, i cili gjatë një konference foli edhe për ecurinë ekonomike në  Shqipëri

Megjithatë Salinas ka theksuar se Shqipëria ka ende shumë pasiguri siç është rritja e çmimeve të energjisë. Për Bankën Botërore, Qeveria të marrë masa për hartimin e politikave të duhura për të mbështetur  qytetarët.

Ndërkohë ekonomistja në Bankën Botërore, Hilda Shijaku ka deklaruar se në pasigurinë ekonomike ka ndikuar dhe niveli i vaksinimit dhe shtimi i rasteve të infektimeve të reja në Shqipëri. Shijaku ka theksuar se Borxhi Publik mbetet i lartë dhe do të jetë sfidë për stabilitetin ekonomik.

Edhe për Shijakun shihet si një problem rritja e çmimeve, kryesisht kjo sipas saj ndikon tek shtresat në nevojë. Si zgjidhje për këtë ngërç, Shijaku shikon një përmirësimin e skemave mbështetëse nga qeveria për shtresat ne nevojë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!