Banka Botërore miraton ndihmë shtesë prej 1.49 miliardë dollarësh

schedule08:39 - 8 Qershor, 2022

schedule 08:39 - 8 Qershor, 2022

Banka Botërore ka miratuar 1.49 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën. Kjo është pjesë e një pakete me vlerë më shumë se 4 miliardë dollarë që do të ndihmojë për të paguar pagat e qeverisë dhe punonjësve socialë, shkruan CNN.

Raundi i fundit i paketës mbështetet nga Britania, Holanda, Lituania dhe Letonia, thuhet në deklaratë. Gati 2 miliardë dollarë nga fondet totale të premtuara tashmë janë dërguar në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se fondet do të ndihmojnë gjithashtu në mbështetjen e projekteve të Bankës Botërore në Ukrainë, duke përfshirë projektet për “furnizimin me ujë, kanalizimet, ngrohjen, energjinë, rrugët, mbrojtjen sociale, arsimin dhe kujdesin shëndetësor”.

Në fund të prillit, Ministria e Financave e Ukrainës vlerësoi se do të kushtonte 5 miliardë dollarë në muaj në një afat të shkurtër për të mbrojtur ekonominë e vendit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!