Banka Botërore miraton fondin 1.6 milionë euro për ndërtimin e urës së re në Gjirokastrës

schedule11:10 - 7 Nëntor, 2024

schedule 11:10 - 7 Nëntor, 2024

Banka Botërore ka miratuar fondin 1.6 milionë euro për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër.

Ura e Viroit do t’i nënshtrohet ndërtimit. Projekti parashikon edhe kalimin nga një rrugë e kategorisë C në C2 me gjerësi të korsive 2x 3.5 metra.

Nga ana tjetër objekti i ri do të garantojë siguri që të mos ketë përmbytje nga vërshimet e ujërave.

Sakaq, do të ketë ndikim dhe në turizëm, pasi turistët do të kenë mundësi të shikojnë më lehtë Parkun e Viroit, që është një nga më të veçantët në jug të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!