“Banesat e tyre do të shemben”, banorët e Laprakës, 5 Majit dhe Paskuqanit protestë para Kuvendit

schedule09:54 - 3 Shkurt, 2022

schedule 09:54 - 3 Shkurt, 2022

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe të Paskuqanit në Tiranë që preken nga projekti për shkatërrimin e pronave të tyre janë bërë sëbashku dhe po protestojnë para kuvendit të Shqipërisë.

Banorët me pankarta në duar kërkojnë mbështetjen e deputetëve të zonës dhe të kryeministrit në lidhje me shqetësimin e tyre.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kërkojë transparencë në lidhje me këtë projekt që shkatërron ndërtesat e tyre që i kanë ndërtuar me mund.

“Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!