Banditë të armatosur tentojnë të vjedhin 32.5 milionë dollarë në aeroportin e Kilit

schedule21:28 - 8 Mars, 2023

schedule 21:28 - 8 Mars, 2023

Dy persona u vranë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Santiagos gjatë një grabitjeje të gabuar të një furgoni të blinduar që do të merrte 32.5 milionë dollarë nga Miami.

Paratë po transportoheshin nga një avion Latam dhe do të merreshin nga firma lokale e shërbimeve të sigurisë Brinks kur grabitësit e armatosur u përpoqën t’i vidhnin. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë, tha prokurori Eduardo Baesa, i cili ka marrë përsipër hetimin e rastit.

Një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) dhe një nga sulmuesit mbetën të vrarë në shkëmbimin e zjarrit që pasoi.

Grabitësit, ishin 10 persona sipas autoriteteve, ata mbërritën në aeroport në orën 07:30 me tre automjete. Ata hapën me forcë një portë dhe arritën në zonën e aeroportit ku ishte parkuar furgoni i blinduar, duke pritur për të mbledhur paratë. Rojet e sigurisë i kanë ndërhyrë dhe autorët janë larguar pasi i kanë vënë zjarrin dy automjeteve me të cilat kishin mbërritur në zonë.

Ministri i Brendshëm Manuel Monsalve u tha gazetarëve se sulmuesit hynë në aeroport pasi fillimisht lidhën një roje sigurie. “Ka pasur një shkëmbim zjarri të ashpër,” tha ministri, duke theksuar “se rojet parandaluan një grabitje nga banditë të organizuar dhe të armatosur rëndë”.

Vitet e fundit ka pasur grabitje të tjera shumash të mëdha parash nga aeroporti Arturo Merino Benites në kryeqytetin kilian. Në vitin 2017, një grup njerëzish të armatosur grabitën më shumë se 18 milionë dollarë, ndërsa tre vjet më vonë grabitësit vodhën 15 milionë dollarë nga një furgon i blinduar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!