Bandat sulmojnë burgun në Haiti, arratisen rreth 4 mijë të dënuar, mes tyre dhe të akuzuarit për vrasjen e presidentit Moïse

schedule22:50 - 3 Mars, 2024

schedule 22:50 - 3 Mars, 2024

Bandat e armatosura kanë sulmuar burgun kryesor në Haiti. Rreth 4 mijë të burgosur kanë arritur të arratisen, shkruan BBC.

Midis të arrestuarve ishin edhe anëtarë të bandës së akuzuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moïse në vitin 2021.

Dhuna në Haiti, vendi më i varfër në Amerikë, është përkeqësuar vitet e fundit. Bandat që synojnë të rrëzojnë kryeministrin Ariel Henry kontrollojnë 80% të Port-au-Prince.

Sindikata e policisë së Haitit i ka kërkuar ushtrisë që të ndihmojë në përforcimin e sigurisë së burgut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!