Nga sheshet ku ishin vendosur një natë më parë Orkestrat Frymore të Shkodrës, Durrësit, Beratit dhe Tivatit parakaluan në rrugët e qytetit për t’u bashkuar në sheshin kryesor të tij “Nënë Tereza”.
Ritmet e përcjella i dhanë jetë dhe ngjyra kësaj fundjave në qytetin e Shkodrës dhe kjo u reflektua edhe tek të pranishmit.
Të gjitha bashkë si një trupë e vetme Orkestrat Frymore u bashkuan në sheshin përpara bashkisë ku ekzekutuan Marshin e Fiskulturistëve, vepër e Prenkë Jakovës.
Ky eveniment u përshëndet edhe nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Mikëpritja dhe mesazhi i bashkimit janë ndër treguesit e rëndësishëm të këtij manifestimi kulturor./abcnews.al