Bandat kriminale në Hait, sulmojnë autobuzin dhe marrin peng disa persona

schedule21:03 - 19 Janar, 2023

schedule 21:03 - 19 Janar, 2023

Në Hait të mërkurën u rrëmbye një autobuz me pasagjerë njoftoi policia sot. Ata ishin nisur nga Santo Domingo me destinacion Port-au-Prince.

Anëtarët e bandës, të cilët ishin të armatosur rëndë , ndaluan autobusin e linjës Capital Coach rreth orës 14:30, tha një oficer policie, i cili kërkoi të mos përmendet emri

Autoritetet nuk kanë qenë ende në gjendje të konfirmojnë numrin e pengjeve. Autobusi mbante 37 pasagjerë, sipas pronarit të kompanisë, Roosevelt Jean-Francois . Një grua, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit, po trajtohet. Të paktën shtatë persona në automjet u shpëtuan gjithashtu, tha policia.

Për shumë vite, bandat kriminale kanë nën kontroll zonën nga kufiri me Republikën Domenikane deri në Port-au-Prince dhe shpesh vjedhin kamionë me mallra ose mbajnë pengje. Në maj 2022, një autobus i një kompanie tjetër u vu në shënjestër nga një bandë në të njëjtën zonë. Më pas ata mbajtën peng pasagjerët, duke përfshirë tetë të rinj turq të cilët u liruan rreth një muaj më vonë. Pas sulmit, shërbimet ndërkufitare të autobusëve u pezulluan për disa muaj.

Haiti, i zhytur në një krizë politike vitet e fundit, aktualisht nuk ka zyrtarë të zgjedhur në nivel kombëtar, pasi zgjedhjet e planifikuara fillimisht për nëntor 2021 janë shtyrë vazhdimisht. Vrasja e Presidentit Jovenel Moise në korrik 2021 përshpejtoi konsolidimin e bandave në disa zona të vendit. /abcnews.al