Banda shqiptare vjedh 40 mijë euro në Mykonos, kriminelët bëjnë për spital dy bashkatdhetarët e tyre

schedule11:37 - 3 Nëntor, 2022

schedule 11:37 - 3 Nëntor, 2022

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes shqiptarësh mbrëmjen e djeshme në ishullin grek Mykonos.

Protothema.gr raporton se një bandë kriminale e përbërë nga pesë shqiptarë ka bastisur një ambient zyrash në Mykonos, ku kanë vjedhur një shumë të madhe parash prej 40 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:50 në zonën Drafaki të Mykonos kur pesë banditë shqiptarë kanë hyrë në ambientet e zyrave, pranë një rezidence ku jetonin dy bashkatdhetarët e tyre. Banda kriminale shqiptare është përleshur me dy shqiptarët që ndesheshin jashtë zyrave.

Pesë banditët sulmuan me dhunë dy bashkatdhetarët e tyre me shufra, doreza metalike dhe armë Glock.

Dy shqiptarët morën lëndime të rënda në kokë, aktualisht ata ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Mykonos, ndërsa pesë banditët janë arratisur me 40 mijë eurot me vete.

Policia greke është në kërkim të bandës kriminale shqiptare. Sakaq nuk dihet ende shkaku i grabitjes.

Nuk janë publikuar informacione për pronarin e zyrave, ndërsa policia po heton lidhjet që mund të kenë pasur dy grupet shqiptare. Sipas dëshmitareve okularë, njëri nga pesë banditët ka kërcënuar dy bashkatdhetarët për hesape të palara nga vera. Autoritete po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!